Latifi viziton të lënduarit në Slavonski Brod, në mesin e tyre edhe dy rahovecase

Aktuale

Latifi viziton të lënduarit në Slavonski Brod, në mesin e tyre edhe dy rahovecase

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:24
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka shkuar në Kroaci për të vizituar spitalin e Slavonski Brod ku ndodhen personat që janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur dje.

Latifi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në mesin e të lënduarve janë edhe qytetarë nga Rahoveci.

“Sot, me të arritur në Kroaci, kam vizituar, të lënduarit e tragjedisë së djeshme, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Slavonski Brod, në mesin e të cilëve janë edhe dy bashkëqytetare nga komuna e Rahovecit, nga fshati Kramovik, znj. Hatixhe Thaçi dhe vajza e saj Leonora Blerim Thaçi, të cilat edhe sipas informacioneve të mjekëve kroatë janë në gjendje të mirë dhe stabile”.

“Gjendja shëndetësore e të lënduarve po përmirësohet dukshëm, ku një pjesë e tyre janë liruar, e të tjerët, po vazhdojnë të trajtohen. Me ministrat Sveçla dhe Vitia biseduam edhe për procedurat e nevojshme dhe masat që duhet të ndërmerren për transportin sa më të shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar Latifi.

Ai ka falënderuar mjekët, policet, politikanët kroatë që ndihmuan për këtë aksident.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat