Deputetët e Vetëvendosjes shkojnë për ngushëllime tek familjet e viktimave

Aktuale

Deputetët e Vetëvendosjes shkojnë për ngushëllime tek familjet e viktimave

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë vizituar familjet e viktimave nga aksidenti i ditës së djeshëm në Kroaci.

Shefja e këtij Grupi Parlamentar ka thënë se me këto familje kanë ndarë dhimbjen dhe kanë treguar respektin e gatishmërinë e tyre për të ju qëndruar afër në këto ditë të rënda për ta dhe gjithë bashkombasit kudo që janë.

“Vizitat i filluam në, Pakashtice, komuna e Podujevës tek familja Rrustemi, për të ndjerin Sevdail Rrustemi i cili ishte në Gjermani me familjen e tij. Sevdaili është i vetmi që humbi jetën nga familja e tij në aksident, ndërsa të mbijetuar janë bashkëshortja dhe dy djemtë e tij”.

“Vizitën pastaj e vazhduam në Lipovec, komuna e Gjakovës, tek familja Kolmekshaj për të ndjeren Leonora Kolmekshaj, e lindur në Junik dhe e martuar në Gjakovë. Leonora ishte bashkë me fëmijët e saj në kthim për Kosovë, të cilët fatmirësisht shpëtuan nga ky aksident”.

“Familja Sylmetaj ka hapur të pame për djalin e tyre, Naser Sylmetaj, i cili ishte vozitësi i dytë në autobusin i cili u aksidentua. Naseri vdiq në vendin e tij të punës. Po aq e rëndë ishte vizita në fshatin Devë, komuna e Gjakovës në familjen Binakaj, për vajzën 19 vjeqe, Erlinda Binakaj dhe të ëmën Valentina Binakaj”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat