​I jepet lamtumira e fundit edhe Leonora Gjotaj Komlmekshaj që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

Aktuale

​I jepet lamtumira e fundit edhe Leonora Gjotaj Komlmekshaj që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 19:04
Pamje nga varrimi

Në varrezat e fshatit Lipovec të Gjakovës këtë të mërkurë iu dha lamtumira e fundit Leonora Gjotaj Kolmekshaj e cila humbi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci.

Me lot në sy familjarët varrosën të ndjerën e cila pas la dy fëmijët e tyre me të cilët ishte edhe në autobus.

Familjari Gëzim Komekshaj nuk i besohet se e ndjera nuk do të jetë më. Ai tha se një humbje si kjo është e vështirë dhe e dhimbshme.

Kolmekshaj: Për ne ditë e dhimbshme, qenka shumë e vështirë

“Për ne është ditë shumë dhimbshëm se kemi pas një kunatë shumë të mrekullueshme dhe kemi pas një jetë si vëllezër ndërmjet vete. Qenka shumë e vështirë por po dufka me përballu. Ka lënë pas dy djem, djemtë na kanë pshtu me na hek pak mërzinë dhe me u çmallë. Ata kanë qenë me nënën e tyre, por nëna e tyre vdiq”, tha ai.

Në ceremoni të varrimit në mesin e shumë qytetarëve që morën rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leonorës, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjini tha se në këtë ditë të vështirë do të qëndrojnë pranë familjarëve që humbën jetë në Kroaci.

Gjini: Sot po i varrosim viktimat, një ditë shumë e dhimbshme

“Sot është edhe një ditë në vazhdën e disa ditëve që i kemi pas shumë të dhimbshme pas fatkeqësisë së komunikacionit që ka ndodhur në Kroaci. Sot familja e varrosi njëri prej viktima Leonora Kolmekshaj, ju shpreha ngushëllime familjes dhe ju shpreh ngushëllime gjithëve. Sot do t’i varrosim viktimat dhe do të jetë një ditë shumë e dhimbshme për familjet, për më të afërmit mirëpo vetëm çka duhet të bëjmë është të shpresojmë që raste të tilla mos të na ndodhim më. Atyre që janë ende duke u shëruar iu uroj shërim të shpejtë dhe atyre që kanë mbetur në Kroaci një kthim më të shpejtë. Por për familjet që i kanë humbur të dashurit janë ditë të dhimbshme duhet të provojmë të iu gjendemi pranë”, tha Gjini.

Këtë të mërkurë është varrosur edhe Kujtim Kastrati nga Malësia e Madhe e Rahovecit dhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

Sot do të varrosen edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, shoferi i autobusit, Naser Sylmetar si dhe Valentina Binakaj dhe bijës së saj Erlinda Binakaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat