Lutfi Haziri “thumbon” VV-në, PDK-në e AAK-në: Nuk na duhet ...

Aktuale

Lutfi Haziri “thumbon” VV-në, PDK-në e AAK-në: Nuk na duhet ...

Nga: A.Zh Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:06
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti dallon si nata me ditë me partitë tjera.

Ai ka thënë se LDK nuk do të përdor “armët” e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as vokacionin e Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK po ndërtohet si parti liderë në opozitë.

“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën! #LDK #BesëdheShpresëpërRepublikën”, ka shkruar Haziri në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat