Kandidati i LDK-së me fushatë të heshtur

Aktuale

Kandidati i LDK-së me fushatë të heshtur

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:54
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka nisur për më shumë se një muaj, takimet me qytetarët e Prishtinës, nëpër lagje të ndryshme.

Por në asnjërën prej tyre nuk kanë qenë prezent mediat sepse Rama nuk ka njoftuar paraprakisht për ngjarjet.

Ashtu si Rama edhe tre kandidatë të tjerë nga AAK, AKR e PDK kanë filluar takimet me qytetarë, si parafushatë.

Sipas Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, takimi me qytetarë mund të shihet si gjë pozitive, ani pse ende s’ka filluar fushata.

Sipas tij, kjo mundëson që këta kandidatë të kuptojnë hallet e qytetarëve e kërkesat që ata kanë ndaj komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat