PDK: Hipokrite Qeveria Kurti, po i hap dyert për vërshimin e tregut me mallra serbe

Aktuale

PDK: Hipokrite Qeveria Kurti, po i hap dyert për vërshimin e tregut me mallra serbe

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:50
Mërgim Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës(PDK)paralajmëron thirrjen e një interpelance në Kuvendin e Kosovës për krijimin e lehtësirave të importimit të mallrave serbe, veçanërisht siç thuhet për heqjen e masave anti-damping për bllokat e importuar nga Serbia.

Deputeti nga PDK-ja Mërgim Lushtaku në një konferencë për media theksoi se fatkeqësisht Qeveria Kurti jo që nuk po vën reciprocitet ndaj Serbisë, por siç tha ai po i hap dyert për Serbinë.

Lushtaku: Gjithësi se do të thërrasim interpelancë në kuvend

“Në si PDK do ti shqyrtojmë edhe në organet tona këtë veprim të Qeverisë që e dëmton ekonominë e vendit dhe sidomos prodhuesit vendor. Do të thërrasim edhe interpelancë, debat publik në media, por gjithsesi edhe në Kuvendin e Kosovës ku do të tregojmë fytyrën e vërtet të kësaj qeverie, e cila në vazhdimësi po tregon që ka pasur qëllim të vetëm çështjen e marrjes së pushtetit”, theksoi Lushtaku.

Deputeti Lushtaku theksoi se Qeveria po i mbyll dyert me Shqipërinë e po i hap ato me Serbinë për vërshimin e mallrave serbe në tregun e Kosovës.

Lushtaku: Qeveria po I mbyll dyert me Shqipërinë e po I hap ato me Serbinë

“Ne e kemi marrë shumë me shqetësim këtë ngjarje. Kjo qeveri po tregohet që në vazhdimësi është hipokrite ndaj parimeve dhe fushatave që ka pasur në vazhdimësi gjatë kohës kur ka qenë në opozitë edhe kur ka qenë shoqëri civile, ku janë përplasur edhe kamionë të ndryshëm për mos me lejuar importimin e mallrave. Dhe tash lëre më që nuk po qesin pengesë, por fatkeqësisht ata po I largojnë edhe ligjet që ndalojnë vërshimin e produkteve serbe në Kosovë. Ata po e mbështesin edhe më tutje aleancën me Serbinë, po I hapin dyert me Serbinë e po i mbyllin ato me Shqipërinë. Kjo është një ditë e zezë edhe për ekonominë e Kosovës e sidomos për prodhuesit e Kosovës ku në vazhdimësi ata kanë promovuar ‘Duaje tënden”, ndërsa ata sot në praktikë po tregojnë që janë kundër produkteve vendore”, tha ai.

Deputeti Lushtaku ka thënë po ashtu se VV po pamundëson zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, duke pamundësuar intervistimin e kandidatëve.

Lushtaku i cili është kryetar i Komisionit ad-hoc në lidhje me intervistimin e kandidatëve për bordin e KPM-së, tha se deputetja Doarsa Xhelili Kica dhe Valon Ramadani kanë ardhur me vonesë në mbledhje.

Lushtaku: VV po pamundëson zgjedhje bordit të KPM-së

“Fatkeqësisht kemi pasur edhe përplasje mes deputetëve, konkretisht dy deputetë të cilët kanë ardhur me vonesë një orë. Ne si deputetë pozitë dhe opozitë që kanë qenë 6 deputetë kanë marrë pjesë në këtë Komision, ku kemi përpiluar pyetjet dhe kemi vendosur për procesin e mëtutjeshëm, ku në orën 10:00 ka pasur të vazhdojë procesi i intervistimit të anëtarëve të cilët kanë kandiduar. Kështu është pamundësuar nga dy deputetët të cilët kanë ardhur me vonesë. Po shihet qartë se ata kanë përplasje mes vete për qëllime të ndryshme”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat