​Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

​Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 21:56
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet ngjyrave ndriçuese, Qeveria e Kosovës ka falënderuar Republikën e Kroacisë për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë.

Mirënjohje dhe respekt të veçantë Qeveria e Kosovës shprehë për kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar bashkëqytetarët e lënduar dhe institucionet e Kosovës.

Image

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat