A u shkarkua nga Kurti? Bashkëshortja e Bekë Berishës merr pagë nga Telekomi dhe tri paga të tjera

Aktuale

A u shkarkua nga Kurti? Bashkëshortja e Bekë Berishës merr pagë nga Telekomi dhe tri paga të tjera

Nga: H.O. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:56
Bekë Berisha me bashkëshorten, Besa Shatri

Bekë Berisha është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Berisha ka deklaruar se merr vetëm një pagë, si deputet i Kuvendit.

Mirëpo bashkëshortja e tij, Besa Shatri-Berisha, merr katër paga, nga katër vende të ndryshme të punës.

Siҫ ka deklaruar deputeti Berisha, bashkëshortja e tij merr pagë vjetore nga KEK-u, mbi 23 mijë euro, nga OJQ KRCT pagë vjetore mbi 18 mijë euro, nga një firmë private 3 mijë euro pagë dhe në Telekomin e Kosovës, 1,170 euro pagë mujore. Mbi 4 mijë euro janë paratë e përfituara nga trusti.

Kështu të hyrat e saj vjetore, pa llogaritur ato të bashkëshortit kapin vlerën mbi 95 mijë euro./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat