Musliu debatoi ashpër me Konjufcën për motrën e saj, ky është reagimi i fundit

Aktuale

Musliu debatoi ashpër me Konjufcën për motrën e saj, ky është reagimi i fundit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:18
Ganimete Musliu, Fatmire Musliu

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka debatuar ashpër me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën. Ata kanë debatuar rreth nepotizmit, derisa Konjufca ia përmendi rastin e punësimit të motrës së saj, Fatmire Musliu në MPJ.

Konjufca i tha se betohet në vajzat e tij se mund t’ia dorëzojë një listë me 150 familjarë të ish-partive politike në pushtet, të punësuar në institucionet e shtetit.

“Kurrë nuk ka qenë niveli im me përmend emra, kjo është hera e parë që e përmenda në Kuvendin e Kosovës….Unë vjet isha Ministër i Punëve të Jashtme, kur shkova aty i gjeta kështu: Drejtori im ishte vëllai i shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, drejtori tjetër ishtë vëllai i ish-ministrit të shëndetësisë, tash që po e luan rolin te LDK-ja…Nuk i kam përmend këta emra, se nuk është në nivelin tim me u marrë me kësi gjëra…Kam mujt me bë propagandë, po nuk ma lejon ndërgjegjja. A e kam përmend ndonjëherë motrën tëndë deri në këtë sekond, e bëra që forma e propagandës veç pse është motra jote është kurgjë hic. Me ia fillu me jau numëru familjarët në BQK, në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend ta bi listën e saktë që shkojnë deri te niveli i dhëndrit, i vjehrrit, motrave, vëllëzerve. Oj Gane, po të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, u shpreh Konjufca ndër të tjera.

Fatmire Musliu, e punësuar në shërbim të jashtëm, ka publikuar një foto të saj nga vendi i punës. Musliu nuk ka bërë ndonjë përshkrim, derisa ka publikuar foton duke buzëqeshur nga zyrja e saj./Bota sot

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat