​Marrëveshja financiare me Hungarinë, Murati: Kosova mund të marrë kredi prej 62 milionë euro

Aktuale

​Marrëveshja financiare me Hungarinë, Murati: Kosova mund të marrë kredi prej 62 milionë euro

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:36
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër 1 të marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj Hungareze për bashkëpunim financiar.

Për të arsyetuar të njëjtën, në komision ishte edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se përmes kësaj marrëveshje Kosova do të marrë një kredi të butë prej 62 milionë eurove.

“Bëhet një fjalë për një kredi e cila është 62 milionë euro.

Përkitazi me ligjin janë ndjekur gjitha hapat ligjor, prandaj duhet të mbështet ky projektligj, një kredi të butë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat