Jehon kënga serbe në Shqipërinë e Edi Ramës, atdheu në rrezik nga maskarenjtë!

Aktuale

Jehon kënga serbe në Shqipërinë e Edi Ramës, atdheu në rrezik nga maskarenjtë!

Nga: Mimozë Lakna, Bota sot Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:33
Edi Rama dhe Goran Bregovi: Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ishte viti 2006, Kosova po përballej me plagët e luftës shkatërruese. Dhimbja ishte e freskët e vetëm sa rëndohej kur familjarëve u ktheheshin më të dashurit e tyre në arkivole nga Serbia. Vetëm disa prej tyre, sepse 22 vjet pasluftës Kosova nuk di asgjë për fatin e më se dy mijë personave që u morën nga ushtria dhe paramilitarët famëkeq të Serbisë.

Por, këto rrethana nuk do të ndikonin tek kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për të mos e ftuar që të mbante koncert, frymëzuesin e ushtrisë serbe për masakra në Kosovë, Goran Bregovic. Dashuria e Edi Ramës ndaj Bregoviçit ishte aq e madhe sa t`ia jepte edhe çmimin “Çelësi i Tiranës”.

Një koncert i madh do të mbahej në Tiranë me performancën e Bregoviçit, ndërkohë që Kosova lëngonte nga plagët e luftës.

Ky në fakt ishte tentimi i parë për t`ia humbur vlerat dhe kuptimin këngës, që i kishte mbajtur gjallë e bashkë shqiptarët për shekuj e shekuj.

Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur idhull mëmën Shqipëri dhe çdo gjë që buronte nga ajo, duke nisur nga gjuha, kultura arti e gjithçka tjetër. U flijuan për flamurin kombëtar kuq e zi, të cilin e kishin simbol për çlirimin e vendit nga Serbia.

Fatkeqwsisht, historia shqiptare gjithmonë ka pasur një anë të errët, ka pasur një Hamza Kastrioti, një Esat Pashë Toptani e kështu me radhë.

Andaj, një kryetar bashkie që do t`i bënte nder një këngëtari që frymëzoi masakrat në Kosovë, nuk do ta zbehte atdhedashurinë kombëtare.

Siç kishte thënë Ali Asllani: Koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve...

Për fat të keq, politika shqiptare vazhdon të jetë e përbërë nga maskarenjtë, të cilët po e arrijnë ndikimin deri diku edhe në popull, me shantazhe e kërcënime, thjesht nëpërmjet krimit të organizuar.

ImageAir Serbia

 

Goran Bregoviçi, që frymëzoi ushtrinë serbe për masakrat në Kosovë, me këngën e tij “Kallashnikov”, do t`i “argëtojë” përsëri shqiptarët.

Këta të fundit do ta kenë rastin ta dëgjojnë Bregoviçin në kuadër të festivalit të birrës në Korçë. Organizatorët janë justifikuar kinse ky koncert po trajtohet më shumë politikisht se sa artistikisht.

Por, çfarë presin ata kur kemi të bëjmë me një këngëtar që ishte zëri frymëzues i së keqes nga e cila vuan ende Kosova?.

Nuk mundesh që në të njëjtën kohë të indinjohesh, pse një ish Komandant i UÇK-së është thirrur për t`u hetuar nga Gjykata speciale dhe në anën tjetër të ftosh që të mbajë koncert një frymëzues kriminelësh serbë..

Por, këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama bashkë me vartësit e tij në Shqipëri.

Kur shohim këto paturpësi me të drejt na lind pyetja: A thua sa do të zgjas kjo kohë e maskarenjve dhe kur do të bije atdheu në duar të shqiptarëve të vërtetë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat