Ndryshime të mëdha në PDK, Vlora Çitaku merr postin e rëndësishëm në parti

Aktuale

Ndryshime të mëdha në PDK, Vlora Çitaku merr postin e rëndësishëm në parti

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:16
Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

(E plotësuar 18:45) - Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesisë e re të Partisë.

Memli Krasniqi ka zgjedhur emrat e anëtarëve të rinj që janë: Nënkryetarë: Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

***

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Këshillin Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

Kp ka siguruar emrat për përbërjen e udhëheqjes së re të PDK-së, që i ka propozuar Këshillin Drejtues, kryetari Memli Krasniqi.

Në bazë të kësaj liste, PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja. Sekretari i përgjithshëm pritet të jetë, Bajrush Xhemajli. Ndërsa risi pritet të ketë te Kryesia, ku ndër emrat e rinj janë Bernard Nikaj, Donika Shahini Adri Nurllerari dhe Rashi Qalaj.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Mbledhja e Këshillit Drejtues po vazhdon, ndërsa pas përfundimit kryetari Memli Krasniqi pritet të mbajë konferencë për medie.

Njeriu i afërt i Hashim Thaçit, bëhet pjesë e Kryesisë së re të PDK-së

Bekim Çollaku, ish-këshilltari shumë vjeçar i Hashim Thaçi, sa ky ishte kryeministër e president i Kosovës, tash edhe zyrtarisht është anëtar i Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ish-ministri i Integrimeve, sot është zyrtarizuar si pjesë e kryesisë së dalur nga zgjedhjet e korrikut e ku kryetar u zgjodh Memli Krasniqi.

Çollaku mbahet mend si njëri nga njerëzit më të afërt të ish-Presidentit Thaçi.

Çollaku ka shërbyer si këshilltar i Thaçit sa ky i fundit ishte kryeministër në dy mandate dhe së fundmi president i vendit.

***

​Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës me 50 minuta vonesë.

Aty pritet të formohet kryesia e re e partisë, pas zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën muajin e kaluar.

Image

Derisa po vazhdon punimet e mbyllur për media, media tentoi të marrë një qëndrim nga zyrtarë të PDK-së para fillimit të mbledhjes, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të flasin dhe thanë se do të komunikojnë vetëm pas përfundimit të saj.

Ndërkohë, zyra për medie e PDK-së bën të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, rreth orës 18:30 do të mbajë konferencë për medie, kryetari Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat