“Sami, mos u mërzit, uroja fitoren sikur burrat Jasharit”

Aktuale

“Sami, mos u mërzit, uroja fitoren sikur burrat Jasharit”

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2021 Në ora: 23:34
Bekim Jashari, Sami Lushtaku; foto ilustrim nga "Bota sot"

Opinionisti Petrit Dibrani, ka thënë se Bekim Jashari duhet të zgjidhet sërish kryetar i Komunës së Skenderajt.

Ai ka kërkuar nga kandidati i PDK-së Sami Lushtaku, që t’ia urojë fitoren Jashati dhe të “mos mërzitet”.

Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, Dibrani ka thënë se Jashari dhe Lushtaku kanë dallim të madh me prejardhje dhe me edukatë.

Reagimi i Dibranit:

Familja mitike Jashari dhe Bekimi.

Sigurisht se shumë më mirë me Bekimin se me Samiun.

Skenderaj me Bekimin kryetar, tregues i qartë se është më ndryshe se me Samiun mujshar.

Bekim Jashari me traditë atdhetare dhe Sami Lushtaku milioneri i pasluftës, kanë dallim të madh me prejardhje dhe me edukatë, familjare!

Sami Lushtaku i paarsimuar dhe milioner as që duhet të mendohet e lëre më për kryetar komune të votohet.

Qytetarët e Skenderajt, mund edhe ta votojnë Sami Lushtakun po vetëm nëse e shpërndan, pasurinë e krijuar pas luftës nëpër familjet e dëshmorëve apo edhe të invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare.

Me shkruar më gjatë ka gjasë që Samiu, s‘ka kohë me lexu se ndoshta i duhet për milionat me mendu!

I nderuar,

Sami, mos u korit po uroja fitoren sikur burrat Bekim Jasharit se edhe i arsimuar edhe familjarisht i dëshmuar.

Sami, mos u mërzit….

Bekim urime, fitorja!

Shëndet për të gjithë se të gjithë, jemi shqiptarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat