Deputetja e PDK-së: Ndërtimi i Universitetit paralel serb po bëhet në pajtim me Kurtin

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Ndërtimi i Universitetit paralel serb po bëhet në pajtim me Kurtin

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:32
Ariana Musliu-Shoshi

Serbia po financon ndërtimin e një universiteti në veri të Mitrovicës. E kjo nuk po pritet mirë në vend.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kryeministri përgjigjet që funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, por sipas saj, ndërtimin e këtij universiteti Kurti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarëve të pjesës veriore.

Shkrimi i saj i plotë:

Ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me  7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti.

Kryeministri pergjigjet që funksionimi i këtij  universiteti nuk është legjitim, por ndertimin e këtij universiteti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarve të pjesës veriore në shtetin tonë.

Mund ta dëgjoni më poshtë pyetjen time dhe përgjigjen e Albin Kurtit cili kur ishte në opozitë thoshte “Serbia nuk kalon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat