Haradinaj: E kam pyet Kurtin mos je peng, mos të mban Serbia me diçka

Aktuale

Haradinaj: E kam pyet Kurtin mos je peng, mos të mban Serbia me diçka

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:26
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  duke komentuar çështjen e vënies së guthemelit në veri të Mitrovicës të kinse “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriu”, nga përfaqësues të qeverisë së Serbisë, ka thënë se Albin Kurti në shumë situata po tregohet i pazoti me Serbinë ose po paguan borxhet që ia ka shtetit fqinjë.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se tanimë Kurti nuk flet më për taksën që është heq e reciprocitetin që nuk është vendos.

Haradinaj: Kurti po tregohet i pazoti me Serbinë ose po paguan borxhet

“Janë mjaft situata kur Kurti po tregohet i pazoti me Serbinë ose po paguan borxhet që ia ka Serbisë, për shembull nuk po flasim më për taksën që është heq e reciprocitetin që nuk është vendos por është çështja e rritjes së importit nga Serbia që flet shumë, pastaj si mbërrijnë edhe deri te bllokat, si mbërrini qeveria jonë me gjet atje diku që bllokat e Serbisë e paskan një farë mase të caktuar e cila po i ktheja ata në pozitë të barabartë me bllokat tonë, pra mos me ardhë ata më lirë në Kosovë. Edhe kjo flet shumë. E dëgjojmë pastaj kryeministrin e Serbisë duke fol për rrugën e paqes, për gazsjellësin rus, ndërsa nuk e dëgjojmë kryeministrin tonë duke treguar se kur do të bëhet gazsjellësi amerikan”, tha ai.

Haradinaj është ndalur edhe te vënia e gurthemelit të një universiteti paralel serb në veri të Mitrovicës, duke thënë se ajo çka ka ndodhur është apsurde.

“Nëse një institucion arsimor i Serbisë dëshiron ta nderojë një institucion në Kosovë, ndoshta edhe i japim leje sepse u kemi dhënë edhe qeverive tjera por të ndërtohet Universiteti i Prishtinës nga institucionet e Serbisë, kjo është apsurd, ju në të kaluarën e dini si kemi vepruar në situata të ngjashme kur zyrtarët serb kanë dal jashta protokollit të vizitave të veta por këtu shihet bukur saktë ajo që e kam pyet Kurtin mos je pengë, mos të mbajnë me diçka”, ka thënë Haradinaj, duke apeluar me një plan serioz të vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat