Zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët e pavarur që u certifikuan nga KQZ-ja

Aktuale

Zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët e pavarur që u certifikuan nga KQZ-ja

Nga: A.M. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:30
KQZ

Zgjedhjet lokale priten të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve kanë të drejt të marrin pjesë subjektet politike, po ashtu edhe kandidatët e pavarur.

Për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale kanë aplikuar 13 kandidatë të pavarur, shkruan “Bota sot”.

Por vetëm, 11 prej tyre u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këta janë disa kandidatët të cilët janë certifikuar:

Rufki Suma  kandidon për komunën e Hanit të Elezit

 Milazim Lushaj kandidon për komunën e Prizrenit

 Jeton Salihu kandidon për komunën e Vushtrrisë

Gani Neziri  kandidon për komunën e Gjilanit

Lulzim Bexheti  kandidon për komunën e Gjilanit

Vlen të ceket se kandidati për Komunë të Hanit të Elezit, Rufki Suma kandidon për mandatin e katërt për ta udhëhequr komunën nga e cila vjen ai.

Image
Lista e KQZ-se
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat