Festë në Graçanicë, nuk respektohen masat anticovid

Aktuale

Festë në Graçanicë, nuk respektohen masat anticovid

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 23:30
Foto

Edhe pse masat anticovid janë në fuqi nga java e kaluar, që të mos lejohet grumbullimi dhe maska të vendoset në raste të tilla, një gjë e till nuk është duke u respektuar në Graçanicë.

Lexues kanë dërgua disa foto dhe video ku shihen qytetarë të grumbulluar rreth orës 21:00, sonte në mbrëmje, e po ashtu ata nuk bartin maska.

Ndërkaq Policia e Kosovës nuk është e pranishme për të parandaluar, si në pjesë të tjera të Kosovës, u shpreh qytetari.

“Po sonte ka ndodh ora u kon 9 mbrëmje polic ska pas as su merr kush me ta komplet Graçenica u kanë e stërmbusht. A neve si qytetar Prishtinës vet me kanë në kam po na dënojnë. Shiko videon Podujevë që e kanë postua, tu sill polica tu dënua qytetar, a këtu kurrkush s’merret me ta, plus para stacionit të policisë u kanë një panair, a ku pe di un çfarë festa kanë”, tha qytetari.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës, mori masa të reja të cilat hyn në fuqi nga nesër, duke e rikthyer orën policore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat