Policët civilë në aksion, kontrollojnë edhe institucionet publike

Aktuale

Policët civilë në aksion, kontrollojnë edhe institucionet publike

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:15
Ilustrim

Pos policëve me uniformë për inspektimin e masave antiCOVID janë angazhuar edhe ata civilë.

Me këtë mobilizim, organet e rendit gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar rreth 500 gjoba për mosrespektim të masave vetëm në qytetin e Ferizajt.

Civilët e angazhuar detyrë specifike kanë inspektimin nëpër lokale, sidomos ato të gastronomisë.

Në Policinë e Kosovës thonë se angazhimi i zyrtarëve pa uniformë, ka qenë efektiv.

Organet e rendit, përveç qytetarëve dhe bizneseve po i inspektojnë edhe institucionet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat