Universiteti i Prishtinës dhe Tiranës pritet të shkëmbejnë stafin akademik

Aktuale

Universiteti i Prishtinës dhe Tiranës pritet të shkëmbejnë stafin akademik

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:07
Elsa Skënderi Rakipllari

Dy universitetet më të mëdha shqipfolëse, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës, pritet të bëjnë shkëmbime afatshkurtra të stafit akademik. E gjitha kjo në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me qëllim nxitjen, zhvillimin e shkencës, artit, edukimit fizik dhe sportit, formimin e specialistëve, përgatitjen e shkencëtarëve të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendeve.

Zëvendësdekanja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës, Elsa Skënderi Rakipllari, deklaroi se ka një bashkëpunim shumë të mirë mes UT-së dhe UP-së dhe vetëm duke shkëmbyer përvojat do të rriten dhe forcohen kapacitetet e dy universitete shqiptare.

Rakipllari: UT dhe UP do të shkëmbejnë stafin akademik

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë. [...] 8:43 Së fundmi rektori i Universitetit të Tiranës, bashkë me rektorin e Universit të Prishtinës kanë ripërtërirë marrëveshjet e nënshkruara dhe kanë shtuar klauzola bashkëpunimi që me gjasë do të na mundësojnë edhe shkëmbimin e stafit në mënyrë të tillë që çfarëdo të kemi të mirë mes nesh, që kemi të vyer dhe të çmuar, në pikëpamje akademike dhe profesionale, sa më shumë të shkëmbejmë dhe të promovojmë. Ta promovojmë njëri-tjetrin sepse në këtë mënyrë ne mund të rritemi dhe të forcojmë kapacitetet tona si universitete shqiptare shumë të rëndësishme”, thotë ajo.

Rakipllari tha se në këtë frymë të bashkëpunimit u mbajt edhe Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, në kuadër të të cilit referoi dhe mbajti kurse të gjuhës shqipe për studentët e huaj.

Ajo tha se e kanë pritur me padurim edicionin e sivjetmë, pasi vitin e kaluar nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë. Rakipllari shtoi se Seminari është institucion i padiskutueshëm i studimeve në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare

Rakipllari: Seminari është i rëndësishëm

“Pavarësisht që tani nga fundi, situata me pandeminë këtu në Kosovë filloi të ndërlikohej disi, dhe për pasojë disa referues nuk e patën mundësinë që të vinin, mirëpo në ditët e para, kur edhe kufizimet për numrat ishin pak më të çlirëta, sallat ishin me të vërtet plot dhe interesimi ishte i lartë pavarësisht pandemisë. [...] Ishte vërtet aktivitet që e prisnim dhe veçanërisht ne jemi mësuar me këtë rrjedhën e seminarit dhe historikun e tij. [...] 3:43 (Seminari) është një ndër ato asetet e shkencës tonë dhe është një institucion i padiskutueshëm i studimeve në fushë të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare”, u shpreh ajo.

Profesoresha e Gjuhës Shqipe tregoi edhe temën që referoi sivjet në sesisionin shkencor të kulturologjisë.

Rakipllari: Tema bosht këtë vit ishte infodemia

“Isha në sesionin e kulturologjisë, ku tema bosht këtë vit ishte infodemia, shumësia e informacioneve shpeshherë edhe të rreme në lidhje me pandeminë, dhe jam përqendruar tek ligjërimi publik dhe ligjërimi politik sidomos në Shqipëri, gjatë periudhës së karantinës të pandemisë. Kemi parë sesi politikanë të caktuar kanë përdorur pandeminë që është një ngjarje diskursive, për të komunikuar me publikun, si është realizuar ky komunikim, si ka qenë narrative, si është konceptuar virusi si armik, mjekët si heronj”, vijoi Rakipllari.

Rakipllari foli edhe për situatën me pandeminë në Shqipëri, gjegjësisht vaksinimin e studentëve atje. Sipas saj, shifrat nuk janë shumë të larta ndërsa tregoi qëndrimin e saj sa i përket paralajmërimit të kryeministrit shqiptar që vaksinimin kundër COVID-19 ta bëjë obligim për studentët.

Rakipllari: Nocioni i detyrimit është pak problematik

“Të rinjtë kanë pasur prirjen që të mos vaksinohen duke menduar që imuniteti i tyre është i fortë. Gjithsesi mendoj që shifrat e vaksinimit janë deri diku më të kënaqshme se që mund të jenë vendet e rajonit. Kam reaguar unë, kolegët e mi dhe studentët vet, sepse nocioni i detyrimit është pak problematik për shumë prej nesh. Mbase edhe diskutimi është shumë i gjerë, është diskutim mbarë botëror nëse vaksina duhet të jetë me detyrim ose jo, por që gjithsesi , i qëndrojmë idesë që studentët të kthehen në auditorë, dhe nëse vaksina do të na e garantojë këtë, atëherë është një mekanizëm mbase i domosdoshëm sepse është kosto shumë e madhe mungesa e auditorë për më shumë se 2 vite. Është një kosto shumë e madhe tek të nxënit dhe tek formimi i këtyre studentëve që nesër do të jenë profesionistët e rinj”, thotë ajo./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat