Kjo është viktima më e re në moshë në tragjedinë e Tetovës

Aktuale

Kjo është viktima më e re në moshë në tragjedinë e Tetovës

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:43
Vajza

Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Vajza që e shihni në foto është viktima më e re, ka patur nënën në atë spitalin e kobshëm të djegur mbrëmë në Tetovë. Nga pamundësia për t’a nxjerrë nënën jashtë, është djegur së bashku me nënën.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat