Abdixhiku i gëzohet vendimit të presidentes Osmani: Zgjedhjet janë festë

Aktuale

Abdixhiku i gëzohet vendimit të presidentes Osmani: Zgjedhjet janë festë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 21:49
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani që zgjedhjet të mbahen.

Abdixhiku u shpreh se në takim me partitë politike, mbrojtën mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend.

Ai falënderoi subjektet që e mbështeten propozimin e LDK-së për shkurtim të fushatës zgjedhore, derisa potencoi se zgjedhjet janë festë.

“Zgjedhjet janë festë. Aty shprehet vullneti fundamental i qytetarëve tanë; dhe në demokraci rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të votojnë për këdo që preferojnë. Këtë vullnet askush s’mund e s’guxon ta prekë. Prandaj 17 tetori është ditë e demokracisë.

Deri atëherë, Qeveria të rikthehet në menaxhim pandemik. Të vaksinojë, të menaxhojë, e të kujdeset për masat që i vendosë vet”, shkroi Abdixhiku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot, në mbledhjen e radhës së Kryesisë së LDK-së morrëm vendim që të heqim dorë vullnetarisht nga fushata konvencionale zgjedhore. Për shkak të situatës së rënduar pandemike, produkt i papërgjegjësisë së Qeverisë, ne do të reduktojmë fushatën konvencionale në vetëm pesë ditë - deri në moszhvillim të plotë të saj po që se nuk ka përmirësim. Ky propozim është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive në vend; të cilat i falënderoj për përgjegjësi qytetare. Pres të njëjtin hap ta ndjekin dhe të tjerat që nuk kanë marrë ende vendim.

Do të zhvillojmë fushatë dixhitale, sociale, mediatike; e çdo aktivitet tjetër do të jetë në përputhshmëri të plotë me rekomandimet shëndetësore. Sepse para aktivitetit tonë politik, vjen jeta e bashkëqytetarëve tanë, njerëzve tanë, familjarëve tanë.

Në mbrëmje, ndërsa, në takim me partitë politike, mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend. Zgjedhjet janë festë. Aty shprehet vullneti fundamental i qytetarëve tanë; dhe në demokraci rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të votojnë për këdo që preferojnë. Këtë vullnet askush s’mund e s’guxon ta prekë. Prandaj 17 tetori është ditë e demokracisë.

Deri atëherë, Qeveria të rikthehet në menaxhim pandemik. Të vaksinojë, të menaxhojë, e të kujdeset për masat që i vendosë vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat