​Anëtari i VV-së që synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë, lidh koalicion me LDK-në

Aktuale

​Anëtari i VV-së që synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë, lidh koalicion me LDK-në

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:25
Foto nga takimi

Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur marrëveshje me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë së bashku për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kjo u bë e ditur sot gjatë një konference për media të LDK-së dega në Mitrovicë.

Hasani ka shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, për të cilin tha se gjatë garës së brendshme të VV-së, ka kërcënuar, shantazhuar e manipuluar.

Sipas tij, subjekti me të cilin garon ai, do të fitojë në zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh.

Hasani: Bahtiri e ka tradhtuar Pacollin, do ta tradhtoj edhe Kurtin

“Mitrovicasit janë të zhgënjyer me qeverisjen e Agim Bahtirit[…]Ai e ka tradhtuar Behgjet Pacollin, ashtu do ta tradhtojë edhe kryeministrin Kurti. Unë jam dhe kam me qëndru anëtar i Vetëvendosjes dhe ju bëjë thirrje qytetarëve që ta votojnë listën e asamblistëve të Vetëvendosjes, por kryetar Armend Agollin, me të cilin do ta udhëheqim komunën e Mitrovicës në mënyrë të dinjitetshme[…]Ka pasur shumë keqpërdorime nga ana e Agim Bahtirit, kur isha në garë ka pasur shantazhe, kërcënime, manipulime, deri sa ka arritur qëllimin[…]Unë besoj se me Agollin si kryetar dhe unë nënkryetar për me udhëheqë komunën e Mitrovicës në mënyrë të dinjitetshme, besoj se do të fitojmë pa balotazh[…]Personalisht mua nuk më ka kërcënuar sepse nuk I shitet tek unë, por i ka kërcënuar delegatët kur isha në garë të brendshme, i ka shantazhuar. Ky veprim imi është vetëm me largu të keqen që e ka prekur qytetin e Mitrovicës nga ana e Agim Bahtirit”, ka thënë Hasani.

Armend Agolli, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, theksoi se ekspertë të ndryshëm dhe me projekte të mira po vinë pothuajse për çdo ditë në LDK

Ai u shpreh i bindur se së bashku do të arrin qëllimin të udhëheqin me komunën e Mitrovicës, dhe siç tha ai, në këtë mënyrë të heqin njëherë e përgjithmonë të keqen që e ka kapluar qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Agolli: Përkrahja e Fatmirit do të hasë në mikpritje tek qytetarët e Mitrovicës, e posaçërisht tek votuesit e VV-së

“Kemi arritur një marrëveshje që ne së bashku të udhëheqim në komunën e Mitrovicës, unë si kryetar, ky si nënkryetar. Për detajet do të merremi vesh më vonë. Kjo është në pika të shkurta qëllimi i kësaj konference, që të tregojmë në mënyrë publike se njerëzit që kanë projekte të mira, që janë ekspertë, po vinë në LDK… për arritjen e qëllimit që ne të udhëheqim me komunën, që ta heqim këtë të keqe e cila po na kaplon tash e tetë vite në komunë, dhe besoj që kjo përkrahje e Fatmirit do të hasë në mikpritje edhe tek qytetarët e Mitrovicës e posaçërisht tek votuesit e Vetëvendosjes”, potencoi Agolli.

Në anën tjetër, Armend Zemaj, nga kryesia e qendrës së LDK-së, tha se këtë arritje të bashkëpunimit e sheh më shumë përtej logjikës partiake.

Zemaj: Janë shumë më të fortë dhe më serioz në interes të qytetarëve të Mitrovicës

“Këtë bashkëpunim e shoh përtej logjikës partiake, duke marrë për bazë më shumë individin, e mbi të gjitha lidhshmëria me subjektin politik[…]Në aspektin e garës mendoj se janë shumë më të fortë, janë më serioz në interes të qytetarëve të Mitrovicës”, u shpreh Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat