Zaev komenton mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Balkan”

Aktuale

Zaev komenton mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Balkan”

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:22
Foto nga konferenca

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë qëndrime të kundërta sa i përket nismës për bashkëpunim rajonal “Open Balkan”.

“Kosova është e pavarur, shtet sovran dhe i ndërton vet qëndrimet e saj të cilat ne i respektojmë. Besoj që në Ballkan duhet të ketë dialog. Besojmë se duhet të arrihen marrëveshje të ndryshme. Kështu do ta përforcojmë rrugën drejt BE-së”, është shprehur Zaev.

“Vendi ynë  ka treguar guxim të madh për arritjen e këtij qëllimi. Ballkani nuk është bombë e kurdisur. Jam i bindur që dialogu dhe diplomacia, dora e shtrirë janë e ardhmja e një pjese të Ballkanit”.

Zaev ka theksuar se bashkë me Kurtin pajtohen në pohimin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet anëtarësuar në BE përnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat