Çun Lajçi iu drejtohet ashpër “komandantëve” të Parlamentit: Folni tash se na keni lodhë me…

Aktuale

Çun Lajçi iu drejtohet ashpër “komandantëve” të Parlamentit: Folni tash se na keni lodhë me…

Nga: M.H. Më: 20 shtator 2021 Në ora: 13:17
Çun Lajçi

Aktori shqiptar, Çun Lajçi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje ngjarjen e fundit për reciprocitetin.

Ai iu drejtohet “komandantëve” në Parlament me një pyetje, “E kërkuet me ngulm reciprocitetin, ju “komandantët” e Parlamentit, por tani që ndodhi, ju heshtët”, përcjell “Bota sot”.

Aktori shprehet i revoltuar duke thënë që kufini është edhe i juaji.

Postimi i plotë

E kërkuet me ngulm reciprocitetin, ju “komandantët” e Parlamentit, por tani që ndodhi, ju heshtet?

A s’asht kufini edhe i jueji?

A s’mërziteni për bllokimin e rrugës nga bandat serbe?

Folni tash se na keni lodhë me: Pse? E Pse? E Pse?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat