MPB del me njoftim për pajisjen me leje të përkohshme për targa

Aktuale

MPB del me njoftim për pajisjen me leje të përkohshme për targa

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:08
Policia e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Ministria thotë se ky vendim u mor me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016.

“Njoftojmë qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës”.

“Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat