Kurti: Borrell e Lajçak kërkuan takim në Bruksel, ne ishim të gatshëm, Beogradi refuzoi

Aktuale

Kurti: Borrell e Lajçak kërkuan takim në Bruksel, ne ishim të gatshëm, Beogradi refuzoi

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:08
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se janë shprehur të gatshëm për një takim me palën serbe në Bruksel, pas reciprocitetit me targa, të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirsollav Lajçak.

“Jemi të gatshëm për takime dhe bisedime për këtë çështje. Borrell dhe Lajçak e kanë kërkuar prej nesh gatishmërinë për t’u takuar në Bruksel për të zhvilluar bisedime, ne kemi shprehur gatishmëri për këtë gjë. Jemi të hapur për takime në Bruksel, por pasi kanë marrë dakordime tonë kanë marrë refuzimin në Beograd.

Ky refuzim nuk i ndihmon Serbisë e as serbëve”, tha Kurti.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativa apo plane të tjera, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, të lëvizim me tabela zyrtare dhe t’ju ofrojmë qytetarëve tanë një perspektivë të re”, tha tutje Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat