“La pa fjalë edhe të ëmën e Zeqos në majë të thanës”/ Ambasadori Lauka ironizon me reagimin e Edi Ramës për reciprocitetin e targave

Aktuale

“La pa fjalë edhe të ëmën e Zeqos në majë të thanës”/ Ambasadori Lauka ironizon me reagimin e Edi Ramës për reciprocitetin e targave

Nga: M.L. Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:57
Islam Lauka

Ish Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka komentoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama lidhur me zhvillimet Kosovë-Serbi pas reciprocitetit të targave.

Lauka tha me këtë rast se Rama në deklaratën e tij luajti rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Sipas tij, me një deklaratë si të Ramës mund të dilte secili shtet i rëndomtë i botës, ndërkohë që bëhet fjalë për një konflikt të mprehtë të gjysmës së kombit tonë me një shtet shovinist dhe agresor si Serbia.

Deliranti Rama në rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. “Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë". Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për masat e fundit të qeverisë së Kosovës, lidhur me reciprocitetin me Serbinë (targat). Me një deklaratë të tillë mund të dilte për zhvillimet në çdo pjesë të globit, në Afrikë, Azi, apo Oqeani.

Ndërkohë që bëhet fjalë për një konflikt të mprehtë të gjysmës së kombit tonë me një shtet shovinist dhe agresor si Serbia. I ndodhur në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e radhës të AP të OKB-së, delirantit Rama i duket vetja si sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate. Në delirin e tij, ai la pa fjalë z. Gutierres (sek. Përgjithshëm të OKB-së) ashtu siç la pa fjalë edhe të ëmën e Zeqos në majë të thanës”, potencoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat