Behgjet Pacolli: Secili duhet ta mbështesë fuqishëm vendimin për reciprocitet

Aktuale

Behgjet Pacolli: Secili duhet ta mbështesë fuqishëm vendimin për reciprocitet

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:50
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka jep mbështetje të fuqishme vendimit për reciprocitetin.

"Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetrore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit.

Është legjitime dhe secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!", ka shkruar Pacolli në reagim.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat