​Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

Aktuale

​Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e parë Konstituiv të Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Ai tha se trashëgimia kulturore është ndër burimet më të fuqishme të kulturës së vendit. Sipas tij, gjatë luftës 98-99, Kosova ka përjetuar humbjen fatale të trashëgimisë së vendit.

"Shkatërrimi masiv në zonat urbane dhe rurale, qindra xhami, kulla, ndërtesa tradicionale janë shkatërruar. Në gjykimet e tribunalit të Hagës, shkatërrime të tilla janë konsideruar si krim kundër njerëzimit. Tribunali ka dënuar 6 zyrtarë serbë. Pas afro 22 viteve për herë të patë kemi vendosur një hap për shkatërrimet e qëllimshme", ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se gjatë punës së komisionit do të merren parasysh të gjitha dokumentimet dhe se me kontributin e të gjithëve ai u shpreh i bindur se rezultatet do të jenë afirmative.

Edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se para 22 viteve, përveç humbjeve të njerëzve janë shkatërruar qëllimshëm edhe monumentet kulturore.

"Shkatërrimi i qëllimshëm është konsideruar si krim. Ky komision është formuar me qëllim të hulumtimit regjistrim dhe dokumentim të trashëgimisë", ka thënë ai.

Më tej, ai ka prezantuar edhe anëtarët e këtij komisioni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat