Hani Elezit me më së paku raste aktive me COVID-19

Aktuale

Hani Elezit me më së paku raste aktive me COVID-19

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

Hani i Elezit është komuna me më së paku raste aktive me COVID-19. Në këtë komunë aktualisht janë vetëm 21 raste aktive. Kurse, më së shumti raste aktive me COVID-19, është komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 1091.

Komuna e dytë me më së shumti raste aktive është ajo e Prizrenit me 432 .

Ndërsa, Fushë Kosova është e treta për nga numri më i madh i rasteve me COVID me gjithsej 322 raste.

Kurse në total në nivel vendi numri i rasteve aktive është 5.371.

Përndryshe, komunat të cilat drejtohen nga serbët, ende po vazhdojnë të mos japin raportet ditore me të infektuar. 

Image
Statistikat
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat