Sali Berisha i ofron mbështetje Kosovës pas sulmeve në veri, paralajmëron fundin tragjik të Vuçiqit

Aktuale

Sali Berisha i ofron mbështetje Kosovës pas sulmeve në veri, paralajmëron fundin tragjik të Vuçiqit

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:55
Sali Berisha - Foto ilustrim "Bota sot"

Sulmi në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Qendren e Regjistrimit Civil në Zveçan ka nxitur reagime të mëdha.

Së fundi, për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se të gjitha këto sulme u paraprinë nga Minishengeni i Novi Sadit dhe Ballkani i Hapur i Shkupit de facto vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon rrethimin e Kosovës nga klika armiqësore serbe, shqiptare, maqedonase.

Krahas kësaj, Berisha paralajmëroi Vuçiqin që të ndal kërcënimet, përndryshe do ta pret fundi tragjik si i ish-padronit të tij, Millosheviçit.

“Përveç kësaj unë denoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin: zuzar, aktet dhe veprimet luftënxitëse të Geobelsit te Millosheviçit, presidentit të serbomadhisë Vuçiq, kërcënimin e tij ndaj Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Une gjithashtu paralajmëroj serbomadhin Vuçiq hiq dorë nga kërcënimet ndaj Kosovës dhe paqes në rajon sepse me këto qëndrime dhe kërcënime vetëm sa po i afron vetës fundin tragjik të ish-padronit tënd Millosheviç”, deklaroi Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Perqendrimi i ushtrise serbe ne kufi me Kosoven, akt i ri luftnxites i Beogradit.

Miq, keto dite qeveria e Kosoves ne perputhje te plote me marreveshjen e firmosur nga palet, dmth Kosova dhe Beogradi ne Bruksel, vendosi reciprocitetin per paisjen me targa te perkohshme te makinave te Serbise qe kalojne ne Kosove njelloj si makinat e Kosoves qe udhetojne ne Serbi.

Ndaj ketij akti legjitim, presidenti i serbomadhise Vuçiç dhe qeveria e tij jane sjelle ne menyre zuzare dhe konkretisht:

-Nuk kane njohur marreveshjen e firmosur ne Bruksel nga Ivica Daçiç e cila percaktonte perdorimin e targave te perkohshme nga te dyja palet.

-Beogradi moblizoi serbet e veriut te Kosoves ne demostrime dhe bllokimin e rrugve si proteste ndaj vendimit legjitim te qeverise se Kosoves.

- Presidenti i serbomadhise Vuçiç personalisht beri nje seri deklaratash kercenuese ndaj Kosoves per vendimin e saj.

-Ai kercenoi, dislokoi forca te medha policore ne kufi ne pikat kufitare me Kosoven.

-Ai shpalli rifillimin e fushates se bllokimit dhe çberjes se njohjeve nderkombetare te Republikes se Kosoves dhe se fundi,

-serbomadhi Vuçiç ne nje akt te qarte luftenxites dislokoi ne afersi te kufirit me Kosoven forca ushtarake me tanke blinda, topa dhe helikoptere, duke kercenuar keshtu direkt per zgjidhje me force apo many militari te krizes se shkaktuar nga mosnjohja e marreveshjes qe qeveria e tij ka firmosur ne Bruksel.

⁃ mbreme naten çetniket e tij per te tensionuar dhe krijuar pretekste konflikti edhe me shume situaten hodhen bomba dhe dogjen zyra ne Zubin Patok.

Te gjitha keto u paraprine nga Minishengeni i Novi Sadit dhe Ballkani i Hapur i Shkupit de facto vendosjen e hegjemonise serbe ne rajon rrethimin e Kosoves nga klika armiqesore serbe, shqiptare, maqedonase.

U paraprine me sulmin e turpshem te argatit te Beogradit, Edvin Kristaq Rama ndaj Kosoves dhe kryeministrit te saj ne Samitin e Nismes se Berlinit qe u mbajt ne Tirane.

Keto akte luftenxitese te serbomadhit Vuçiç vijne pas thirrjeve publike per lufte te jerarkve te Kishes Serbe ne Cetine per futjen e ushtrive ne Kosove.

Si perfundim duke mbeshtetur plotesisht qendrimin e drejte te qeverise se Kosoves dhe qendruar pa lekundje ne krah te Republikes se Kosoves u bej thirrje shqiptareve kudo qe jane te mbeshtesin qendrimin e drejte te qeverise se Kosoves.

Perveç kesaj une denoj me ashpersine me te madhe qendrimin: zuzar, aktet dhe veprimet luftenxitese te Geobelsit te Millosheviçit, presidentit te serbomadhise Vuçiç, kercenimin e tij ndaj Kosoves, paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Une gjithashtu paralajmeroj serbomadhin Vuçiç hiq dore nga kercenimet ndaj Kosoves dhe paqes ne rajon sepse me keto qendrime dhe kercenime vetem sa po i afron vetes fundin tragjik te ish padronit tend Millosheviç. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat