Situata në veri/ Serbia po provon të nxis konflikt rajonal, ky është veprimi i radhës i Kurtit

Aktuale

Situata në veri/ Serbia po provon të nxis konflikt rajonal, ky është veprimi i radhës i Kurtit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:24
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla

(E plotësuar 17:01) - Kurti komenton thirrjet për ta shkarkuar ministrin Rakiq

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se thirrjet për ta shkarkuar ministrin për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq sa i përket pjesëmarrjes së tij në bllokadën e serbëve të veri të vendit kanë për synim të krijojnë konflikt brendaqeveritar.

Shefi i qeverisë në konferencën e jashtëzakonshme për media tha se nuk i kontribojnë strategjisë së qeverisë thirrjet që të shkarkohet tash ministri Rakiq.

“Thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq nuk janë thirrje që i kontribojnë strategjisë tonë dhe më shumë kanë për synim që të na krijojnë njëfar konflikt të ri brendaqeveritar, në kushtet kur policia e Kosovës me ligjshmërinë që po e zbaton është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politike. Mua më duket që është më shumë kërkesë për ndërhyrje në strategjinë tonë sesa që bëhet nga ndonjë motiv i lartë për të mirën e Kosovës”, tha Kurti.

Ai foli edhe për reagimet e BE-së dhe ShBA-së lidhur me atë se a duhet të fajsohet Serbia për situatën në veri.

“Ata që kanë dashur të shohin e kanë parë, a vendosin të flasin nuk është çështje e imja, ne jemi në një betejë të sigurisë dhe duhet të kemi kujdes në hapat që do të ndërmarrin”, tha Kurti.

A do të kërkojë nga KFOR-i leje për dërgimin e FSK-së në veri, flet Kurti

Kryeministri Kurti është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR-i për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës në konferencën e sotme për media. Kryeministri Kurti u shpreh se s’duhet të bihet pre e propagandës serbe duke shtuar se vetëm kur policia e Kosovës e bën vlerësimin e sigurisë do të mund të deklarojnë se çfarë vendimi do të marrin.

“Nuk është gjithçka që e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrin do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë dhe së fundmi mos harroni se në ditën e gjashtë të zbatimit të reciprocitetit me targa të përkohshme, e unë do të doja që të hiqeshin targat e përkohshme deri më tani 9 mijë automjete i kanë marrë këto targa dhe s’kanë pasur problem me reciprocitetin”, tha ai.

Kurti u shpreh poashtu se reciprocitetin me targa s’po e pëlqen presidenti Vuçiq.

“Presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë, nga jeta praktike e qytetarëve që dëshirojnë lëvizje të lirë, mbi 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkoshme, asnjë prej tyre nuk e pati asnjë problem unë besoj se ky është thelbi. Sigurisht që janë parë fluturaket e tyre edhe helikopterë edhe avionë të prodhimit rus, ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte sepse i njohim se kush janë në pushtet atje por ne vendimet i marrim në bazë të vlerësimit të sigurisë tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të tillë e kemi vlerësuar”, tha ai.

Kurti i përgjigjet Abdixhikut për mbledhje të partive politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë sinjale se mund të ketë një takim me opozitën për të diskutuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai tha se tani është e rëndësishme që të gjithë të jenë bashkë dhe ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“Padyshim që mund të ketë një takim të tillë. Ajo çfarë është më e rëndësishme tash është që të gjithë ne pavarësisht se a jemi politikanë apo nuk jemi politikanë, a jemi në pushtet apo në opozitë, duhet ta mbështesim policinë e Kosovës, e cila sot është emri kryesor i integritetit të kufijve, i ligjshmërisë së Kosovës dhe i kushtetutshmërisë gjithandej”, ka thënë ai.

Më tutje, kryeministri Kurti u deklarua edhe për mbështetjen që ka treguar Lidhja Demokratike e Kosovës, për Qeverinë pas situatës së krijuar në veri.

Ai tha se në këtë kohë të gjithë duhet që ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“Është çështje politike mirëpo edhe më shumë se çështje politike është çështje e ligjshmërisë dhe e kushtetutshmërisë. U bëjë thirrje të gjithë politikanëve ose jo, që të jenë falenderuses e mirënjohës për PK-në dhe ta mbështesin atë sepse shteti nuk ndërtohet vetëm me politikanë, por me ligjshmëri, rend e stabilitet, institucionalë  publik”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kryeministri deklaroi se e shteti është më i rëndësishëm sesa partitë politike dhe politikanët.

“E ardhmja jonë është e sigurt, e qëndrueshme në masën në të cilën shtetit është më i rëndësishëm sesa partitë politike e politikanët”, ka thënë më tutje Kurti.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se për sonte ka ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve në veri të vendit.

Kurti: Morali i Policisë s’ka qenë kurrë më lart se tash

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media lidhur me gjendjen në veri të Kosovës u shpreh se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak do të digjeshin po të mos ishte prezente policia e Kosovës me njësitë speciale.

Kurti tha se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës.Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha ai.

Përmes një konferencë për medie, Kurti kërkuar që shqiptarët e serbët mos të manipulohen nga, siç ka thënë ai, grupet kriminale të një grupi që përfitojnë materialisht nga këto situata.

Kurti ka thënë se konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale si pasojë e provokimeve nga ana serbe, sulmeve kriminale të cilat ai i quajti “terroriste”.

“Konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale. Ne kemi treguar interesimin tonë për dialog. Vuçiq ka refuzuar dhe ka zgjedhur inkurajimin e grupeve kriminale në veri. Bllokadat dhe veprimet kriminale me elemente terroriste janë të tilla sepse krimi, tensioni, kontrabanda dhe kaosi ka qenë e vetmja formë mbijetese”, ka thënë ai.

“Ata kanë bllokuar rrugën, jo vetëm me kamion. Por edhe me bulldozerë. Njësitet Speciale edhe po i mbrojnë kufitë, edhe policët. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë. Aty ku ka polici nuk ka incidente. Aty ku nuk ka pas polici, ka pasur rrezik të ndodhë, dhe ndodhi, një akt kriminel. Gjashtë ditë, asnjë incident. Pse? Sepse ku ka polic, ka siguri dhe nuk ka incidente”, tha ai.

Ai vazhdoi duke lavdëruar policinë e Kosovës, të cilët sipas tij asnjëherë si tash nuk e kanë pasur moralin lartë.

“Kurrë s’ka qenë më lartë morali i Policëve të Kosovës dhe profesionalizmi i tyre është e shkëlqyer. Unë i falënderohem secilit prej tyre. E gjithë Kosova duhet ta mbështes Policinë e Kosovës. Por natyrisht askur sikur ata. Ju ftoj që t’i përkrahim e t’i duam ata që kaq shumë po e duan Kosovën tonë të dashur”, tha ai.

E në lidhje me vendosjen e reciprocitetit, Kurti ka thënë nga e hëna, janë lëshuar 9 mijë targa të përkohshme.

Sveçla: Presionet që po u bëhen qytetarëve serbë nga strukturat paralele ilegale të Serbisë, janë të dështuara

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë dëshmi se strukturat paralele ilegale nga Serbia, po u bëjnë presion qytetarëve serbë të Kosovës që t’u bashkohen protestave, por sipas tij këto janë duke dështuar.

Ai në konferencën për media të dhënë të shtunën, ka shtuar se pavarësisht tendencave për manipulim të opinionit, nuk do të ndikojnë në asnjë mënyre në zbatimin e vendimeve që janë në dobi të qytetarëve.

“Vendimi për tu pajisur me targa të përkohshme është duke u zbatuar në të gjithë Kosovën. Kemi mbi 9 mijë targa të lëshuara”, ka shtuar Sveçla.

Përkundër bllokadave në këto rrugë me kemi qarkullim nga qytetarët e Kosovës në këto dy pika

“Në Jarinjë kanë qarkulluar 200 persona dhe në Bërnjak 260”, ka thënë Sveçla.

Ftojmë qytetarët që të mos bijnë pre e dezinformimeve”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq ka falënderuar edhe njësitet policore për profesionalizmin e tyre.

***

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media lidhur me gjendjen në veri të Kosovës u shpreh se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak do të digjeshin po të mos ishte prezente policia e Kosovës me njësitë speciale. Kurti tha se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës.Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha ai.

Kurti tutje u shpreh se Serbia me avionë luftarakë rus po provon të nxis konflikt rajonal.

“Serbia po sjell afër kufirit helikopterë dhe avionë luftarak rusë, Serbia po provon të nxis konflikt rajonal. Pengesat dhe bllokadat përfshirë veprimet e sotme kriminale janë të tilla sepse krimi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta. Vendimi për targat nuk u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, ky vendim është masë e barabartë që shteti serb aplikon për qytetarët e Kosovës. I ftojmë qytetarët në veri pa dallime etnike të respektojnë ligjet dhe të mos ndikohen nga ata që nxisin dhunë. Mbi 9 mijë targa të përkohshme janë dhënë deri më tani, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi”, tha Kurti.

Ai tha poashtu se morali i policisë së Kosovë asnjëherë s’ka qenë më i lartë.

“Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i Policisë së Kosovës, unë u falenderohem atyre për punën dhe angazhimin që po bëjnë”, tha ai.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca vjen pas situatës në veri, ku pas mesnatës janë djeguar e sulmuar me granata dore zyret e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat