Situata në veri, Kurti fton mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Aktuale

Situata në veri, Kurti fton mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:54
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se për sonte ka ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve në veri të vendit.

Kjo ftesë për mbledhje vjen si rezultat i situatës së krijuar në veri të vendit pas vendimit për implementimin e reciprocitetit për targa.

Minuta më parë edhe kreu i LDK’së ka ofruar gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të menagjimit të situatës në veri.

Kryeministri Kurti është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR-i për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës në konferencën e sotme për media. Kryeministri Kurti u shpreh se s’duhet të bihet pre e propagandës serbe duke shtuar se vetëm kur policia e Kosovës e bën vlerësimin e sigurisë do të mund të deklarojnë se çfarë vendimi do të marrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat