Tensionet në veri, presidenti i Këshillit Evropian ka një thirrje për Kurtin e Vuçiqin

Aktuale

Tensionet në veri, presidenti i Këshillit Evropian ka një thirrje për Kurtin e Vuçiqin

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:45
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës.

Ai ka kërkuar që të vijojë procesi i negociatave.

Përmes Twitterit, Michel i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që në kontakt me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të zmbrapsen dhe të largojnë Njësinë Speciale bashkë me barrikadat e vendosura.

Image
Postimi i Michel-it në Twitter

"Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së”, thuhet në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat