4800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

4800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:52
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit, deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062, në total numri i rasteve aktive është 4.800.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

Në total numri i rasteve aktive është 4.800.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat