“Vëllai i Ramës dërgon tanket në Kosovë”/ Reagon ish-kreu i PD: Po ky President leshi ku është?

Aktuale

“Vëllai i Ramës dërgon tanket në Kosovë”/ Reagon ish-kreu i PD: Po ky President leshi ku është?

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:55
Edi Rama, Ilir Meta

Ish-kreu i PD-së në Qarkun e Kukësit, Isben Elezi ka reaguar ashpër për qnëdrimet heshtëse të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentin Ilri Meta, përballë situatës në Veri të Kosovës.

“Kosova në gjendje lufte. Kokë-ministri asnjë qëndrim zyrtar.

Vëllau yt i Open Ballkan ka dërguar tanket dhe helikopterët në kufi me Kosovën, në çdo moment mund të ndodh një përplasje ushtarake”, ka shkruar Elezi në rrjete sociale.

Ky i fundit, nuk ka kursyer më tej Metës, saqë e quan President i leshit.

“Po ky Presidenti leshit ku është, apo fle akoma me Kushtetutën nën jastëk.

Kur të duket vetja i fortë se ke miq të fortë jashtë dhe s’ke kundërshtar brenda, mos harro zotin, e këput zullumin kur trashet.

Nuk e di se qysh, por e sigurtë është se kish përfundim të hidhur”, shkruan më tej Elezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat