Konjufca: Masakra e Abrisë së Epërme, argument që Serbia nuk do të shkelë kurrë më në trojet tona

Aktuale

Konjufca: Masakra e Abrisë së Epërme, argument që Serbia nuk do të shkelë kurrë më në trojet tona

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:35
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vizituar sot memorialin e viktimave të Masakrës së Abrisë së Epërme.

Ai ka thënë që shqiptarë të të gjitha moshave ishin objekt i një barbarie të orkestruar nga krerët serbë.

“Këtu e 23 vite më parë bota u njoh me aktin mizor të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar të Kosovë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

“Në Abri të Epërme fëmijë gjashtëmuajsh deri në pleq 94 vjeç, u bënë objekt i barbarisë së orkestruar, organizuar dhe ekzekutuar nga kupola shtetërore e Serbisë dhe makineria vrastare e saj”.

Konjufca më tej ka thënë që kjo masakër bashkë me masakrat tjera që shteti serb i kreu ndaj shqiptarëve të Kosovës janë argumenti më i fuqishëm që Serbia nuk do të hyjë më në Kosovë.

“Ishte ky një nga krimet më të pashembullta të kohës, që e tronditi thellë ndërgjegjen e mbarë botës së lirë e demokratike. Një akt barbar i politikës shfarosëse të Serbisë mbi popullin tone”.

“Masakra e Abrisë së Epërme dhe të gjitha masakrat e tjera mbi shqiptarët, janë argumenti më i fuqishëm se Serbia s’ka për shkelur kurrë më në trojet tona”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat