“Dua të jap një njoftim të rëndësishëm”/ Kurti në mbyllje të fjalës së tij bën deklaratën e papritur

Aktuale

“Dua të jap një njoftim të rëndësishëm”/ Kurti në mbyllje të fjalës së tij bën deklaratën e papritur

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:32
Edi Rama dhe Albin Kurti

Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti tha para gazetarëve se do të japë një njoftim të rëndësishëm.

Ai u shpreh se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, përreth një orë e gjysmë, nuk është përmendur fare fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri.

“Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy.

Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat