​Ndërhyrja e KFOR-it në veri? Kurti: S’kam informacione

Aktuale

​Ndërhyrja e KFOR-it në veri? Kurti: S’kam informacione

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:35
Kryeministrat shqiptarë: Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri pas tensionimit të situatës, si pasojë e reciprocitetit ndaj targave të automjeteve serbe.

Në konferencën për medie pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kreu qeveritar tha se vendosja e Njësive Speciale në veri nuk është për demonstrimin e forcës, por për mbrojtjen e pikave kufitare.

"Sot kam pritur ne takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it dhe do të jemi në kontakt të afërt. Njësia Speciale nuk është në Jarinje dhe Bërnjak që ne të kënaqemi dhe të demonstrojmë forcë, por me detyrë dhe mbrojtjen e policëve kufitarë dhe godinave kufitare", tha Kurti.

Konferenca e përbashkët e tyre ka përfunduar pak më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat