Gastronomët me paralajmërim për klientët që duan t’i shfrytëzojnë hasëpirat e brendshme

Aktuale

Gastronomët me paralajmërim për klientët që duan t’i shfrytëzojnë hasëpirat e brendshme

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 17:17
Foto

Shoqata e Gastronomëve njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër coronavirusit.

Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë im ë poshtë:

“Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!

Vaksionohu, sigurohu #mbrojeKosovën”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat