​Kuvendit i rekomandohet miratimi në parim i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Aktuale

​Kuvendit i rekomandohet miratimi në parim i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 07:24
Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes

(E plotësuar 11:20) - Kuvendit i rekomandohet miratimi në parim i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tha se tashmë i mbetet Kuvendit të Kosovës që të miratojë në parim projektligjin në fjalë. Teksa propozoi që formimin e një grupi punues që do të merret me këtë çështje.

Berisha: Kuvendi të miratojë në parim Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

“Konstatoj se Komisioni i rekomandon Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit[...] Gjithashtu propozoj që përmes praktikës së Komisionit të formohet një grup punues për shqyrtimin e këtij projektligji”, tha ai.

Po ashtu komisioni ka miratuar nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në.

Komisioni ka miratuar edhe grupet punuese përgjegjëse për këtë fushë, me kryesues Anton Qunin dhe anëtarët Shqipe Mehmeti Selimin, Erxhan Galushin, Enver Dugollin, ndërkohë që ka mbetur të caktohet edhe një përfaqësues nga PDK-ja.

Po ashtu, me dakordimin e deputetëve u vendos që mbledhja e ardhshme këtij komisioni të mbahet të enjten.

***

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, Bekë Berisha deklaroi sot (të hënën) se demonstrimet dhe provokimet e forcave serbe në veri të vendit nuk e trembin asnjë qytetarë të Kosovës. Teksa tha se Kosova ka shumë të rinj e atdhedashës që i dalin zot atdheut kurdo që ka nevojë.

Berisha në një konferencë për media ftoi qeverinë e Kosovës që të mos zmbrapset nga vendimi për reciprocitetin në targa me Serbinë, teksa i bëri ftesë kësaj te fundit që ta ruajë qenësinë e vendit.

Ai përgëzoi policinë e Kosovës, duke thënë se nuk ka rënë pre e provokimeve serbe, teksa shtoi se ajo është duke zbatuar ligjin në Jarinjë dhe Bërnjak, sikurse në tërë territorin e Kosovës.

***

Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Po ashtu komisioni ka miratuar nismën legjislative për hartimin e projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në. 

Ky komisioni ka miratuar edhe grupet përgjegjëse për këtë fushë, me anëtarët Shqipe Mehmeti Selimi, Erxhan Galushi, Anton Quni, Enver Dugolli.

Ndërsa ka mbetur që të caktohet edhe një përfaqësues nga PDK-ja.

***

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot mban mbledhje.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e komisionit e mbajtura me datë 15.07.2021, 19.07.2021 dhe 27.07.2021;
3.    Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit;
4.    Nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin Parlamentar për FSK-në;
5.    Të ndryshme.

Vendi: N204 Koha: 09:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat