Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Gjermaninë, për projekte arsimore

Aktuale

Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Gjermaninë, për projekte arsimore

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:26
Albin Kurti dhe Kerstin Zielosko

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Kerstin Zielosko, Kryetare e Education Unlimited e. V.

“Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Të dy palët u pajtuan që të kryejnë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, përfshirë, por duke mos u kufizuar, në programe të shkëmbimit për studentë dhe nxënës, projekte kërkimore, programe edukimi dhe trajnime, konferenca arsimore dhe kulturore, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arberie Nagavci, koordinatorja e Projektit, Milote Sadiku dhe udhëheqësi i projektit, Luan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat