​Haradinaj për zhvillimet në veri: Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Kurtit

Aktuale

​Haradinaj për zhvillimet në veri: Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Kurtit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth dërgimit të forcave speciale, pas tensioneve për shkak të reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia në veri të Kosovës.

Haradinaj në Pressing, ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të bëjë një plan të mirëfilltë për dërgimin e njësive speciale në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

“Është dashur të bëhet një plan i plotë që nënkupton të dihet se çfarë do të ndodhë kur t’i dërgosh. Tash e çojmë policët për t’i bërë ndërrimet duke kaluar nëpër huliganë. Është dashur të gjendet formula për dërgimin e policisë”, ka thënë Haradinaj duke kujtuar se gjatë qeverisjes së tij s’ka pasur bllokada në rrugë.

“Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Albinit. Do të ishim fitues sikur policia jonë të dërgohej siç do të duhej”, ka thënë Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat