KFOR i kërkoi Njësisë Speciale të largohen, por ata nuk pranuan

Aktuale

KFOR i kërkoi Njësisë Speciale të largohen, por ata nuk pranuan

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2021 Në ora: 08:13
Pamje nga videoja

Sipas marrëveshjes së nënshkrua në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot do të zhbllokohen pikat kufitare të veri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe KFOR.

Pjesëtarët e saj janë takuar me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës.

Siç merr vesh gazeta “Bota sot”, KFOR ka kërkuar largimin e  Njësisë Speciale.

Mirëpo këta të fundit, nuk kanë pranuar, pasi që kanë deklaruar se kanë urdhër të qëndrojnë deri sa të lirohet tërësisht rruga.

Në një video të publikuar nga veriu, ku shihet një diskutim i një ushtari të KFOR-it me një pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, polici dëgjohet teksa thotë se do të largohen nga atje vetëm kur rruga do të jetë e lirë.

“Kur rruga të jetë e lirë, atëherë ne mund të shkojmë”, dëgjohet teksa thotë pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat