Vuçiq nuk ka iluzione për hyrje të shpejtë në BE

Aktuale

Vuçiq nuk ka iluzione për hyrje të shpejtë në BE

Nga: F.B Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:06
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka asnjë iluzion për hyrje të shpejtë në BE, “por me rëndësi që Serbia është në rrugën evropiane dhe ka bashkëpunim me BE-në, sepse 60 për qind e eksportit shkon atje, që dëshmon se ne i takojmë Evropës”, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq tha se ky është vendim politik dhe Serbia kryeson në rrugën e integrimit evropian, “por qytetarët kanë të drejtë që të kemi raporte edhe me vendet jashtë BE-së”.

"Do të shohim çka do të vendosin evropianët, besoj në porosi pozitive dhe do dëgjojnë grindjet tona që iu kanë ardhur mbi kokë”, tha Vuçiq.

Ai paralajmëroi se para liderëve evropianë do të iniciojë mbështetjen në sferën e energjetikës.

"Besoj se Merkel edhe Macron do të kenë porosi për mua edhe Kurtin"

Vuçiq tha se në margjina të Samitit të BE-së dhe Ballkanit perëndimor do të ketë takime me rëndësi duke përmendur bisedën me Merkel edhe presidentin Macron.

"Besoj se Macron edhe Merkel, edhe për mua edhe për Albin Kurtin do të kenë porosi”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk ka arritur pajtim nga përfaqësuesit e partive shqiptare edhe nga Kosova dhe nuk ishte i lumtur për atë që ka dëgjuar nga përfaqësuesit e BeH.

"Lidhur me çështjen e BeH nga ajo që dëgjova nuk isha lumtur dhe nuk më jep shpresë se mund të llogarisim në mjedis të sigurt”, tha Vuçiq nga Ljubljana.

“Dallimet atje asnjëherë nuk kanë qenë aq të mëdha sa tash dhe nuk ishin më të shprehura se tash”.

“Pres nga Greqia të konfirmojë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës”

Vuçiq tha se pret nga Greqia të konfirmojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës, pasi gjatë Samitit do ketë mundësi që të bisedohen shumë çështje përfshirë këtu edhe çështjen e Kosovës.

“Do të takohem me kryeministrin grek Kirijakos Micotakis prej të cilit pres konfirmimin se Greqia nuk do njoh Kosovën”.

“Presioni më i madh do të bëhet ndaj vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën”, shtoi ai, duke potencuar se disa zyrtar evropian shkojnë në Uashington për të kërkuar nga ShBA të bëhet presion në ato vende.

Andaj ai konsideron se pozita e Serbisë nuk është aspak e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat