Çollaku thotë se Thaçi e Veseli do të kthehen së shpejti në Kosovë

Aktuale

Çollaku thotë se Thaçi e Veseli do të kthehen së shpejti në Kosovë

Nga: M.L. Më: 10 tetor 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka uruar anëtarësinë e PDK-së me rastin e 22 vjetorit të themelimit të partisë.

Çollaku në një postim në Facebook ka thënë se kjo ditëlindje e PDK-së është dhimbshme pa praninë e dy ish lidërve dhe themeluesve të PDK-së, z. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Por ai ka paralajmëruar se Thaçi e Veseli do të kthehen shumë shpejt.

“Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gëzuar ditëlindjen kudo që jeni. Kjo ditëlindje sigurisht që është dhimbshme pa praninë e dy ish lidërve dhe themeluesve të PDK-së, z. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Mirëpo ata do të kthehen së shpejti krenarë dhe fitimtarë si gjithmonë. Urime dhe të mbesim të bashkuar për Kosovën”, shkroi Çollaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat