​Abdixhiku: Pa LDK s'ka Podujevë, pa Podujevë s'ka LDK

Aktuale

​Abdixhiku: Pa LDK s'ka Podujevë, pa Podujevë s'ka LDK

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:10
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do të kthehen si partia e parë në vend. Lideri i partisë opozitare, në fushatën elektorale në Podujevë ka theksuar si rikthimi i LDK-së do nis prej llapit.

Duke mbështetur Ekrem Hysenin për kryetar të Podujevës, Abdixhiku ka thënë se pa LDK-në, s'ka Podujevë dhe pa Podujevë s'ka LDK.

Abdixhiku: Pa LDK s'ka Podujevë, pa Podujevë s'ka LDK

"LDK po kthehet në vendin e parë. Kjo anë, Podujeva është e lidhur me LDK, pa Podujevë s'ka LDK, pa LDK s'ka as Podujevë. Partia e Ibrahim Rugovës e ka vendin këtu, rikthimi i LDK-së nis këtu... me 17 tetor burra e gra keni një obligim patriotik, prej juve varet gjithçka, me 17 tetor të përfundojmë garën me të parën", tha ai.

Në vendlindjen e tij, në Batllavë të Podujevës, pretendenti për të parin e Podujevës, Ekrem Hyseni tha se nga 17 tetori do të bashkëqeverisë me qytetarë të Podujevës.

Hyseni: Nga 17 tetori do të bashkëqeverisi me qytetarë të Podujevës

"Nga data 17 tetor më përkrahjen tuaj unë nuk do të qeverisi, por do të bashkëqeverisi me ju. Kryetar faleminderit shumë për përkrahjen e parezervë nga qendra, besimin që e kemi pasur. ky besim do të ketë përkrahje me këta që na kanë sjell këtu me emocione që për mua janë për herë të parë", theksoi ai.

Në Batllavë të Podujevës u kërkua vota edhe për kandidatët e LDK-së për asamble komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat