Ky kandidat del fitues pa balotazh i zgjedhjeve në Viti nga matjet e opinionit publik

Aktuale

Ky kandidat del fitues pa balotazh i zgjedhjeve në Viti nga matjet e opinionit publik

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Në një emision televiziv sonte po prezantohet të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Sipas matjeve të opinioni publik, në Viti pa balotazh del se do të fitoj Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 53.09 përqind të deklarimit të respodentëve.

Në bazë të këtij sondazhi, i dyti në zgjedhjet lokale në Viti do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi me 29.9 përqind.

Ndërsa, i treti do të jetë Bekim Azizi i PDK-së me 13.4 përqind, kurse i katërti do të jetë Reshat Azizi i AAK-së me 1.03 përqind.

Në bazë të të dhënave nga matjet e këtij sondazhi, 2.58 përqind kanë thënë se do ta votojnë dikë tjetër.

Mostra e marrë në këtë matje është 800 respodentë ndërsa realizimi i këtij sondazhi është bërë me datë 25 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat