​Dalja në zgjedhje, DnV: Në mesin e 7 komunave më të mëdha, prin Prishtina me 8.32%

Aktuale

​Dalja në zgjedhje, DnV: Në mesin e 7 komunave më të mëdha, prin Prishtina me 8.32%

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:22
Eugen Cakolli nga DnV

(E plotësuar 12:52) -Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka njoftuar se deri në mesditë në zgjedhjet lokale ka një pjesëmarrje të ulët në komunat me shumicë shqiptare, ndërsa ato me shumicë serbe pjesëmarrja e qytetarëve është tri herë më e lartë.

Eugen Cakolli nga DnV në një konferencë për medie tha se ky proces zgjedhor është i rregullt dhe kënaqshëm, por respektohen masat antiCOVID.

Sipas tij procesi, po shoqërohet me një pjesëmarrje relativisht të ulët të votuesve, përjashtuar komunat serbe.

Cakolli: Proces i rregullt i votimit dhe respektim i kënaqshëm i masave antiCOVID

“Procesi i rregullt i votimit dhe respektimi i kënaqshëm i masave antiCOVID janë kryefjala e procesit të deritanishëm zgjedhor. Sipas raportimeve të vëzhguesve tanë në terren, procesi deri në mesditë është shoqëruar me një pjesëmarrje relativisht të ulët të qytetarëve në votim me përjashtim të komunave me shumicë serbe në veri të vendit ku mesatarja e daljes në zgjedhje është tri herë më e lartë krahasuar me komunat tjera në vend. Deri më tani është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave antiCOVID si nga ana e komisionarëve ashtu edhe nga ana e qytetarëve të cilët janë duke I frekuentuar qendrat e votimit”, tha Cakolli.

Ai tha se vështirësitë për të gjetur emrin në listën votuese është dukuri që po i shoqëron këto palë zgjedhje.

Cakolli: Gjetja e emrit në listën votuese dukuri edhe në këto zgjedhje

“Vështirësitë në gjetjen e emrit në listën e votuesve janë të shprehura si dukuri edhe në këto palë zgjedhje. Deri në këtë kohë në më shumë se 1/3 janë raportuar raste kur një deri në 10 votues kanë pasur vështirësi për të gjetur emrin e tyre në listën votuese në vend-votimin përkatës. Sa i përket votimit me asistencë që është i lejuar, por nën kushte të caktuara ky lloj i asistencës apo i votimit si fenomen është hasur në 73% të vendvotimeve, mirëpo numri i rasteve që kanë ndodhur brenda vendvotimeve është brenda trendeve normale të zgjedhjeve me 1 deri në 10 raste për vendvotim. Deri më tani nuk janë raportuar raste të theksuara të asistencës së palejuar që përfshinë asistencën e dyfishtë, asistencën e paevidentuar apo asistencën nga ana e stafit zgjedhore. Vëzhguesit tanë nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarëve të lartë politik nëpër qendrat e votimit”, u shpreh Cakolli.

Ai tha se në mesin e 7 komunave më të mëdha, prin Prishtina me 8.32% ndërkohë që Prizreni ka daljen më të ulët - vetëm 6%. Ndërsa, komuna me pjesëmarrjen më të ulët është Dragashit me 4.49%.

Cakolli: Në Mitrovicën Veriore votuan rreth 30%, Hani i Elezit prin në komunat me shumicë shqiptare

“Në mesin e shtatë komunave më të mëdha prin komuna e Prishtinës me dalje prej 8.32%, ndërsa komuna e Prizrenit ka daljen më të ulët në mesin e komunave të mëdha me vetëm rreth 6%. Ndërsa, në nivel vendi duke përjashtuar komunat me shumicë serbe në veri, sidomos në Mitrovicën Veriore ku dalja është afërisht 30%, Hani i Elezit është komuna me shumicë shqiptare që ka daljen më të lartë me rreth 15% pjesëmarrje të votuesve, ndërsa komuna me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje deri më tani është Dragashi ku vetëm 4.94% të qytetarëve deri më tani kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës”, tha Cakolli.

***

Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera. Deri më tani, është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (73%) dhe qytetarëve që po frekuentojnë qendrat e votimit është (71%).

“Vështirësitë në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve janë të shprehura edhe në këto zgjedhje. Deri në këtë kohë, në më shumë se 1/3-tën e vendvotimeve në nivel vendi është raportuar për 1 deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur emrin në Listën e Votuesve.

Edhe sa i përket votimit me asistencë, ky fenomen është hasur në rreth 73% të vendvotimeve, por numri i rasteve sillet brenda trendeve normale (1-10 raste). Deri më tani është raportuar raste të asistencës së palejuar”, thuhet në njoftim.

Vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit.

Vlen të përmendet që edhe ky proces po karakterizohet nga mbulueshmëri e lartë mediale.

 ​DnV: Gjithçka gati për votim të rregullt e të sigurt

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 110 vëzhgues nëpër qendra të votimit në nivel vendi. Vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.

Të gjithë 1.885,448 qytetarët që në këto zgjedhje kanë të drejtë vote, gjatë ditës së sotme do të mund të votojnë në 883 Qendra të Votimit, përkatësisht 2477 vendvotime, në komunat e tyre respektive.

80% e Qendrave të Votimit janë të qasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike ndërsa nuk është hasur në materiale propaganduese në perimetër prej 100m nga QV.

Sipas vëzhgueseve, 96% të Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID në fuqi janë vendosur në 95% të QV në nivel vendi.

Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 95% të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 50%.

Siguria e procesit zgjedhor është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat