Ja se sa subjekte politike, kandidatë për kryetarë dhe asamble garojnë në zgjedhjet e sotme

Aktuale

Ja se sa subjekte politike, kandidatë për kryetarë dhe asamble garojnë në zgjedhjet e sotme

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale që po mbahen sot ka certifikuar 89 subjekte politike.

Nga këto janë 32 parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është pesë mijë e 364 kandidatë – ku nga ta janë tre mijë e 413 meshkuj dhe një mijë e 951 gra.

Nga ta janë 166 kandidatë për kryetarë të komunave – 152 meshkuj dhe 14 gra.

Ndërsa kandidatë për kuvende komunale janë pesë mijë e 198 – tre mijë e 261 meshkuj dhe një mijë e 937 gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat